Aksidentohet për vdekje djali i presidentit të FIA-s

Formula 1

Aksidentohet për vdekje djali i presidentit të FIA-s

Më: 9 mars 2023 Në ora: 16:05
Saif Ben Mohammed Ben Sulayem

Zi për Mohammed Ben Sulejem.

Djali i presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Saif Ben Mohammed Ben Sulayem, humbi jetën në një aksident rrugor.

Lajmi, i cili tashmë ka nisur të qarkullojë, u konfirmua mëngjesin e sotëm.

Pas thashethemeve të përhapura nga organe të ndryshme të shtypit ndërkombëtar, njoftimi zyrtar erdhi në duart e gazetarit Ibrahim Al Zubaidi, i cili raportoi lajmin të dhënë zyrtarisht nga Shoqata e Motorsportit të Emirateve.

Sipas raportimit të shtypit vendas, djali i presidentit të FIA-s vdiq pas një aksidenti rrugor të ndodhur të martën.

Saif Ben Mohhamed Ben Sulayem, ashtu si babai i tij, ishte një fans i madh i makinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat