Tjetër zhgënjim te Ferrari

Formula 1

Tjetër zhgënjim te Ferrari

Më: 10 mars 2023 Në ora: 17:49
Ferrari

Tjetër zhgënjim te Ferrari.

Pas garës së parë, ku rezultatet ishin larg pritshmërive dhe makina shumë më e ngadaltë se Red Bull, një tjetër lajm ka tronditur skuadrën italiane.

Inxhinieri francez, David Sanchez ka vendosur të japë dorëheqjen, duke krijuar një boshllëk të madh në skuadrën e Ferrrit.

Kush nuk e njeh, natyrisht që nuk shqetësohet nga ky lajm, por francezi nga Montpellier është njeriu përgjegjës për konceptimin e makinës me të cilën Ferrari garon këtë sezon të Formulës 1.

Nga skuadra e kuqe nuk ka ende asnjë koment për largimin e Sanchez, megjithatë kur të gjithë prisnin përmirësime, tërheqja e njeriut që ka konceptuar makinën, nuk është asnjëherë lajm i mirë.

Mbetet për t’u parë si do të reagojë “kokëkuqja” pas këtij vendimi dhe kujt do t’ia besojë detyrën e francezit, me qëllim përmirësimin e shpejtë të makinës.

Kjo pasi sezoni ka nisur dhe me makinën aktuale, vështirë se skuadra mund të luftojë për titull, edhe këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat