Verstappen dominon provat e lira

Formula 1

Verstappen dominon provat e lira

Më: 17 mars 2023 Në ora: 22:52
Makina e Verstappenit

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Në dy sesionet e para të provave të lira, Red Bull dhe Max Verstappen konfirmuan supremacinë.

Piloti holandez ishte i pakapshëm nga kundërshtarët teksa ai që iu afrua disi ishte Fernando Alonso me Aston Martin. Nga ana tjetër, në vend të tretë i mbylli provat Sergio Perez, piloti meksikan i Red Bull.

Ndërkohë, konfirmohen vështirësitë për Ferrarin. Charles Leclerc dhe Carlos Sainz nuk shkuan dot më shumë se vendi i nëntë dhe i dhjetë teksa piloti moengask ishte thuajse një sekondë më i ngadaltë se Verstappen.

Nga ana tjetër, një moment i vështirë është ende edhe për Mercedesin. Piloti kryesor i gjermanëve, Lewis Hamilton i mbylli provat e lira në vendin e 11-të ndërsa shumë më mirë bëri George Russell që përfundoi i pesti.

Gjithsesi, ditën e shtunë do të ketë edhe një tjetër sesion të provave të lira ndërsa më pas do të zhvillohen provat zyrtare që do të vendosin edhe startin zyrtar për garën e së dielës teksa Ferrari dhe Mercedes kanë ende kohë për lëvizjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat