Bagnaia: Kujdes nga garat sprint

Formula 1

Bagnaia: Kujdes nga garat sprint

Më: 23 mars 2023 Në ora: 13:11
Bagnaia motorin e tij

Këtë fundjavë nis sezoni i ri në MotoGP dhe të gjithë presin të shohin reagimin e kampionit të botës, italianit të Ducati, Francesco Bagnaia.

Pasi korri vjet titullin e parë në karrierë, ai ka misionin e vështirë ta mbrojë atë, në një sezon me shumë risi.

Gara sprint që do të zhvillohet çdo të shtunë mbetet një enigmë për të gjithë.

“Më në fund do të nisë sezoni i ri dhe jam entuziast.

Testet dimërore shkuan mirë dhe në disa aspekte ky motor më pëlqën më shumë se ai i vitit të kaluar. janë të gjitha mundësitë që këtë sezon ta nisim më mirë se vjet.

Garojmë në Portimao, një pistë që më pëlqen dhe ku në përgjithësi kemi shkuar mirë”, tha Bagnaia.

“Gjithsesi, duhet të jemi të përqendruar, pasi rivaliteti është shumë i fortë dhe i madh këtë vit.

Duhet të punojmë e paraqitemi mirë, pasi çdo fundjavë ka shumë në lojë. Këtë sezon do të kemi garën sprint çdo të shtunë, ndaj duhet një përgatitje optimale.

Çdo pikë është e rëndësishme, këtë gjë e kuptova vjet, ndaj sa më pak gabime. Ky është sekreti për të fituar”, tha Bagnaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat