Kampioni i botës operohet

Formula 1

Kampioni i botës operohet

Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:03
Marc Marquez

Piloti spanjoll Marc Marquez, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit, do të mungojë pas disa ditësh në garën e MotoGP që do të  zhvillohet në Argjentinë.

Në garën e parë sezonale të zhvilluar në Portugali, ai ishte protagonist i një aksidenti të rëndë, ku dëmtoi dorën e tij.

Ai u rikthye menjëherë në Spanjë dhe pas mbërritjes iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në dorë. Për pasojë, Marquez nuk do të ketë mundësi të garojë në pistën e Termas de Rio Hondo. Spanjollit iu diagnostikua një frakturë e kockave të gishtave të dorës së djathtë.

Operacioni u krye në Madrid dhe sipas mjekëve gjithçka shkoi mirë.

Gjithsesi, do të duhet kohë që piloti të rikuperojë 100% dhe të jetë gati, ndaj vendosi të mos udhëtojë për në Argjentinë.

Honda sqaroi se aksidenti i shkaktuar nga Marquez, që përshiu edhe Miguel Oliveira, ka patur pasoja më të rënda nga sa mendohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat