Verstappen: Po e çojnë F1 në drejtim të gabuar

Formula 1

Verstappen: Po e çojnë F1 në drejtim të gabuar

Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:34
Verstappen

Në pistën e Baku, pritet që këtë vit të zhvillohet një format i ri i garës sprint, që pritet të rikthejë spektaklin në pistë dhe t’i japë këtij sporti të tjera emocione.

Gjithsesi, kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen është kundër këtyre ndryshimeve, që sipas tij nuk janë në ADN-në e këtij sporti dhe që po e transformojnë atë për keq.

“Nuk mendoj se është në AN-në e Formula 1 që të organizojë këto lloj eventesh.

Ky sport duhet t’i çojë pilotët që të japin maksimumin në provat zyrtare dhe më pas të duelojnë për fitoren në garë.

Kjo është ADN e Formula 1 dhe nuk e kuptoj këtë dëshirë për ta ndryshuar. Mendoj se spektakli nuk ka munguar, duke ulur shpenzimet dhe afruar skuadrat me njëra-tjetrën”, tha piloti i Red Bull.

Verstappen duket se dëshiron të qëndrojë me të vjetrën.

“Duke bërë gjithë këto ndryshime harrojmë se sa e shpejtë është fundjava për ne, sa kaotike bëhet fundjava, pa harruar që zhvillojmë shumë gara.

E kuptoj dëshirën për të patur më shumë emocione, por po e çojmë Formula 1 në drejtim të gabuar.

Të evitojmë provat e së premtes dhe ta bëjmë fundjavën më interesante”, tha Verstappen.

“Po shkojmë drejt 24-25 garave dhe nuk kemi pse shtojmë edhe gara sprint, që s’janë gaa të vërteta por gara mbijetese.

Këto vendime janë të gabuara dhe jam kundër tyre”, tha Verstappen.

Pritet që gara sprint në Baku vetëm sa të japë pikë për 8 të parët dhe jo të përcaktojë renditjen e pilotëve në garën e së dielës, që do të vendoset nga provat zyrtare të së premtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat