Formula 1 zbarkon në Azerbajxhan

Formula 1

Formula 1 zbarkon në Azerbajxhan

Më: 28 prill 2023 Në ora: 12:55
Makina Red Bullit

Formula 1 këtë fund javë është zhvendo sur në Azerbajxhan për garën e katërt sezonale.

Në Baku do të futet në fuqi edhe rregullorja e re e zyrtarizuar disa ditë më parë nga FIA, që ka të bëjë me garat sprint dhe kualifikueset e këtij sezoni.

Duke nisur nga eventi i Azerbajxhanit, radha e nisjes për garën nuk do të vendoset më nëpërmjet renditjes së garave Sprint.

Kështu, radha e nisjes për garën e të dielave do të përcaktohet nëpërmjet provave kualifikuese të së premtes (sot), ditë kur do të mbahet fillimisht një sesion provash të lira, për të kaluar më pas te zyrtaret.

Më tej të shtunën do të mbahen tri sesione, 12 minuta në sesionin e parë, 10 minuta në sesionin e dytë dhe 8 minuta në sesionin e tretë për të përcaktojë radhën e nisjes në garën sprint, e cila do të zhvillohet po të shtunën.

Një formulë e re kjo e zgjedhur nga organizatorët, për t’i bërë më spektakolare garat sprint, me pilotët që do të kenë më pak presion.

Ndërkohë ditë e djeshme u mbajt edhe konferenca tradicionale për shtyp e pilotëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat