Kosova në Spanjë

Formula 1

Kosova në Spanjë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 19:25
Valdet Kaçandolli

Valdet Kaçandolli, garues dhe një nga veteranët e automobilizmit në Kosove, anëtar i klubit Prishtina RT, ka filluar sfidën garuese me Suzuki Swift R+ në Kampionatin Evropian të disiplinës malore, e njohur si EHC (European Hillclimb Championship).

Kaçandolli, sot ka përfunduar me sukses tri gjirot e treningut në kategorinë e veturave garuese të klasifikuara në Grupin 3, sipas Performanse Faktorit të FIA, me kohën e tij më të mirë prej 3 minutave, 11 sekondave dhe 9 të mijtat.

Zbritjet progresive të kohës garuese nga gjiro në gjiro, ishin tepër evidente, duke e pasur parasysh pjesëmarrjen e parë në këtë shteg të panjohur malor nga aspekti sportiv.

Image

Rezultatet

Përshtypjet e para të Valdetit janë shume pozitive në garën e dytë zyrtare, pasi në Austri e kishte të pamundur pjesëmarrjen, si dhe ekipi përkrahës i tij nga Suzuki Team, i cili është vendas, spanjoll.

"Sapo përfundova tri gjirot e treningut, dhe ndjesia nga kafazi i veturës është e papërshkrueshme për përvojën që ta jep ngasja në këtë shteg mahnitës, me publik nga starti deri në finish, mbi 10 mijë tifozë të zjarrtë të auto sportit, të cilët është e pamundur të mos vërehen edhe nga adrenalina që jep shtegu jashtëzakonisht me tempo dhe teknik, sfidues për 3 minuta. Sidoqoftë, jam tepër i kënaqur me pritjen dhe organizimin e kësaj gare të këtij niveli evropian", përfundon Kaçandolli me entuziazëm komentin e tij për përvojën që jep kampionati EHC, me 150 vetura garuese.

Nesër nga ora 9 fillojnë lëshimet zyrtare të garës në dy tempo, të cilat regjistrohen si rezultat për plasman, pikë dhe shpërblime për kupa.

Por, më e rëndësishme është që një garues nga Kosova arrin të ketë prezantim dinjitoz dhe shumë sportiv, falë përvojës dhe veturës së përgatitur posaçërisht për gara malore Hillclimb, Suzuki Swift R+.

Nesër në garën e rrethit të tretë të EHC, Subida al Fito të Spanjë, Valdeti synon të shijojë çdo moment, dhe përveç pikëve, shpresojmë të fitojë edhe ndonjë çmim. Suksesi eventual do të jetë motivim shtesë për garat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat