Horner: Ku janë të tjerët?

Formula 1

Horner: Ku janë të tjerët?

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:16
Horner

Skuadra e “Red Bull” ka bërë një start të jashtëzakonshëm këtij sezoni, duke qenë në avzhdën e rezultateve të shkëlqyera të vitit të kaluar.

“Pesë gara e pesë fitore, plus triumfin në garën sprint dhe katër fitore të dyfishta.

Nuk kemi patur kurrë një fillim-sezoni të tillë”, shprehet i lumtur Kristian Honer, drejtori sportiv i “Red Bull Racing”.

“Pyetja që i bëjmë vetes është: Ku janë të tjerët? Ku është Ferrari e Mercedes?

Gjatë dimrit punuam normalisht, duke rritur potencialin e makinës ashtu siç ka bërë çdi skuadër tjetër besoj.

Ndaj habitemi se përse rivalët tanë janë kaq pas, ku kanë humbur?”, shprehet më tej shefi i makinës kampione bote në Formula 1.

“Besoj se rivalët tanë janë duke punuar për të sjellë disa risi në garat që zhvillohen në Europë.

Ne po kursejmë energjitë e fondet për disa risi në pjesën e dytë të sezonit, duke qenë se kemi një penalitet.

Gjithsesi, ne po dominojmë dhe kjo na gëzon, pasi tregon se kemi bërë një punë të shkëlqyer”, tha Horner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat