Shirat përmbytin pistën e Imola

Formula 1

Shirat përmbytin pistën e Imola

Më: 17 maj 2023 Në ora: 13:53
Pista Imola

Gara e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1 që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Imola është anuluar për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që kanë përmbytur zonën përreth cirkuitit e jo vetëm.

Zona përreth bokseve ka patur probleme prej shiut, por edhe rrugët që të çojnë në pistë kanë patur përmbytje.

Ministri Italian i Infrastrukturës, Matteo Salvini, ka kërkuar shtyrjen e garës edhe pse drejtuesit e pistës kanë qenë disi më optimist për fundjavën.

Sipas qeverisë italiane ndihma e njerëzve në nevojë për shkak të përmbytjes është më e rëndësishme se gara ndaj dhe është marrë vendimi edhe pas një takimi me drejtuesit e Formula 1.

Organizatorët e garës i kanë kërkuar sot të gjitha skuadrave që të mos udhëtojnë drejt Italisë dhe Imola këtë fundjavë, për shkak të shiut që ka bllokuar edhe mjaft rrugë që të çojnë në zonën e Emilia-Romagna. Mediat italiane konfirmojnë gjithashtu se kjo garë mund të zhvillohet në një moment tjetër të sezonit edhe pse kjo duket e vështirë, pasi kalendari është i ngjeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat