Anulohet gara e Formula 1 në Itali, shkak vërshimet

Formula 1

Anulohet gara e Formula 1 në Itali, shkak vërshimet

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:16
Ravena tani është e panjohshme për dëmin që ka pësuar

Formula 1 Grand Prix në rajonin verior të Italisë, Emilia-Romagna, këtë fundjavë tani është anuluar.

Diskutimet të mërkurën midis autoriteteve lokale dhe organizatorëve të garës në Imola arritën në përfundimin se ngjarja nuk mund të vazhdonte.

Gjatë ditëve në vijim priten reshje të tjera shiu në rajon.

“Ka qenë ndoshta nata më e keqe në historinë e Romagna-s”, tha kryebashkiaku i Ravenës, Michele de Pascale për transmetuesin publik italian RAI.

“Ravena tani është e panjohshme për dëmin që ka pësuar”.

Kryetari i bashkisë së Forlit aty pranë, Gian Luca Zattini, tha se qyteti i tij ishte “në gjunjë, i shkatërruar dhe me dhimbje”, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

Kujtojmë që tetë persona janë vrarë dhe disa janë zhdukur pas shirave të dendur që shkaktuan përmbytje në rajonin verior të Italisë, Emilia-Romagna, thonë zyrtarët.

Rreth 10,000 njerëz janë evakuuar dhe disa u desh të shpëtoheshin nga çatitë me helikopter.

Autoritetet thonë se 14 lumenj kanë thyer brigjet e tyre, duke përmbytur 23 qytete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat