Verstappen gati për Montekarlo

Formula 1

Verstappen gati për Montekarlo

Më: 24 maj 2023 Në ora: 11:36
Verstappen me makinën e tij

Pas anulimit të garës së Imola për shkak të kushteve atmosferike dhe përmbytjeve në zonën e Emilia-Romagna, ku ndodhert pista e Imola, botërori i Formula 1 do të spostohet këtë fundjavë në pistën qytetase të Montekarlo.

Një klasike e garave të F1, një pistë speciale, e ngushtë e ku gjithçka mund të vendoset nga rezultati i provave zyrtare.

“E dimë që në Montekarlo është shumë e rëndësishme të arrish një kohë të mirë në provat zyrtare.

Ne do të përpiqemi të jemi më të mirët ditën e shtunë dhe më pas të menaxhojmë rezultatin të dielën.

Një pistë e ngushtë, ku parakalimet janë të vështira, ndaj gjithçka do të venedoset të shtunën”, tha Max Verstappen, piloti i Red Bull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat