“Momenti më i keq i karrierës”, Marquez: Nuk përmirësohesh kur rri në shtëpi

Formula 1

“Momenti më i keq i karrierës”, Marquez: Nuk përmirësohesh kur rri në shtëpi

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 09:29
Marc Marquez

Marc Marquez në sezonet e fundit ka vuajtur së tepërmi problemet fizike të cilat nuk e kanë lejuar të jetë në majat e Moto GP, ashtu si para disa vitesh.

Edhe në garën e fundit sprint në pistën e Assen, spanjolli u rrëzua ndërsa në konferencë për shtyp theksoi se është në momentin e tij më të keq. Ndër të tjera, gjashtë herë kampioni i Botës në Moto GP, theksoi se pavarësisht dëmtimeve dhe dhimbjeve që ndjen gjatë garës, nuk do të dorëzohet pasi nuk mund të përmirësohet duke qëndruar në shtëpi.

“Padyshim që jam në momentin më të keq të karrierës, por në momentet më të vështira duhet të gjej forcën tek sakrifica, këmbëngulja dhe rutina e zakonshme. Dua të jem në më të mirën time për pjesën e dytë të sezonit pasi dëshiroj që të marr sërish maksimumin nga çdo pistë. Problemet me motorin janë të dukshme, por unë dua të rikthehem sërish ai që marr shumë rrisqe përsipër.

Nuk është e lehtë të garoj me gishtin dhe kyçin që ende dhemb, për të mos përmendur brinjët. Nuk kisha garuar kurrë më parë me brinjë të thyer dhe nuk mund jepja maksimumin sepse e kisha mendjen që të mos sforcohesha më tepër seç duhej. Por, më duhet të vazhdoj përpara sepse nuk përmirësohem duke qëndruar në shtëpi”, u shpreh Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat