Spanjolli Marc Marquez ia doli të shkruajë historinë, duke u shpallur kampion i botës në MotoGP për vitin 2026.
Ai siguroi titullin e dhjetë në karrierë, duke u bërë sportisti i tretë me më së shumti tituj botërorë në histori, pas Giacomo Agostinit me 15 dhe Ángel Nietos me 12+1 tituj.
Gara në Portugali u fitua nga italiani Marco Bezzecchi, ndërsa në vendin e dytë përfundoi Jorge Martín. Podiumi u plotësua nga Raul Fernández, duke siguruar një triumf të trefishtë për Aprilian.
Kushtet atmosferike ishin më të mira se gjatë ditëve paraprake.
Moti ishte me diell, pista ishte tharë dhe temperatura arriti në 20 gradë Celsius në ajër dhe 28 gradë në asfalt.
Të gjithë pilotët zgjodhën goma mesatare përpara dhe prapa, shkruan media spanjolle “Marca”.