Edhe Disney zbarkon në Formula 1

Formula 1

Edhe Disney zbarkon në Formula 1

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 13:36
Edhe Disney

Formula 1 po afron gjithnjë e më shumë fansa pranë saj dhe gara e fundit zhvilluar në Las Vegas e konfirmon këtë gjë.

Jo vetëm fansa por edhe shtëpitë kinematografike, që shohin me interes këtë sport të shpejtësisë.

Netflix prej kohësh bashkëpunon me këtë sport, duke organizuar serialin “Drive to survive”.

Ndërkohë që, së shpejti do të dalë edhe filmi Apex, që ka si protagonist aktorin e njohur Brad Pitt, që ka qenë i pranishëm në dy gara të këtij sezoni.

Së fundi edhe Disney+ është përfshirë në sportin e Formula 1, duke publikuar një film dokumentar me titullin “Braën, historia e pamundur e Formula 1. Film ky referuar historisë së skuadrës Braën GP, që në vitin 2009 u shpall kampion bote për konstruktorë me Jenson Button si pilot.

Protagonist i këitj seriali-dokumentar është aktori i njohur Keanu Reeves, që interviston personazhet e njohura të asaj kohe, drejtues e pilotë të ndryshëm. Një histori tërheqëse që tregon edhe një herë pupollaritetin e Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat