Pilotët më të mirë për vitin 2023 në Formula 1

Formula 1

Pilotët më të mirë për vitin 2023 në Formula 1

Më: 2 janar 2024 Në ora: 08:33
Max Verstappen u zgjodh si piloti më i mirë

Drejtuesit e ekipeve të Formula 1 kanë zgjedhur 10 pilotët më të mirë për vitin 2023.

Gara po mbahet për të gjashtin vit radhazi dhe shefat e ekipeve u ngarkuan të zgjidhnin dhjetë pilotët më të mirë, megjithatë, vlerësimet që ata dhanë mbetën sekret.

Siç pritej, piloti holandez i Red Bull Racing, Max Verstappen, u zgjodh si piloti më i mirë, pasi fitoi me dominim të plotë titullin e tij të tretë radhazi në kampionatin botëror në Formula 1. Max shënoi 19 fitore në 22 gara dhe ka 290 pikë më shumë se shoku i skuadrës dhe nënkampioni, Sergio Perez.

Megjithatë, Perez nuk është në vendin e dytë në përzgjedhjen e shefave të ekipit, por ka zënë vetëm pozitën e dhjetë.

Vendi i dytë në fakt shkoi për veteranin Fernando Alonso, i cili ishte mbresëlënës në sezonin e tij të parë me Aston Martin. Spanjolli shënoi tetë podiume dhe përfundoi i katërti në renditjen përfundimtare të pilotëve.

Ylli i McLaren, Lando Norris përfundoi i treti me shtatë podiume. Ai ishte i dyti gjashtë herë në sezonin e kaluar. Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, zuri vendin e katërt në zgjedhjen e drejtuesve të ekipit.

Pozita e pestë shkoi për veteranin e Mercedes, Lewis Hamilton, i cili përfundoi sezonin e tij të dytë radhazi pa fitore. Megjithatë, ai ishte i treti në renditjen e pilotëve në fund të sezonit.

Piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, i vetmi që “vodhi” fitoren nga pilotët e Red Bull Racing këtë vit duke triumfuar në Singapor. Ai u radhit në vendin e gjashtë përpara Oscar Piastri të vendit të shtatë, një australian që ka përfunduar sezonin e tij të parë në McLaren, ndërkohë vendi i nëntë u rezervua për Alex Albon.

George Russell i Mercedes u rendit i nënti dhe Perez në vendin e dhjetë në përzgjedhjen e drejtuesve të ekipit.

Shefat e ekipit që zgjodhën pilotët më të mirë janë Alessandro Alunni Bravi, Bruno Famin, Christian Horner, Mike Krack, Guenther Steiner, Andrea Stella, Franz Tost, Fred Vasseur, James Vowles dhe Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat