Arbër Rexhepi: Ndër shqetësimet e mia është infrastruktura 

Formula 1

Arbër Rexhepi: Ndër shqetësimet e mia është infrastruktura 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 korrik 2024 Në ora: 15:51
Arbër Rexhepi

Me sukses të madh po zhvillohen garat e automobilizmit në Republikën e Kosovës në të dy konkurrencat (femra e meshkuj).

Secila garë ka të veçantat e veta.

Ajo që iu shkakton kokëçarje padyshim është infrastruktura.

Image

Pamje nga një garë

Arbër Rexhepi është pjesë e kompanisë  AutoKosova, ish kryetar i Auto Klubit Ferizaj dhe aktualisht kordinator i Garave në Federatën e Autosporteve të Kosovës dhe sekretar i garave që organizohen në Kampionatin e Kosovës.

Rexhepi ka folur për peripecitë që po kalon ky sport, çka i duhet dhe për synimet.  

“Bota sot”: Si po shkon ecuria e garave deri me tash në Autosport?

Arbër Rexhepi: Federata e Autosporteve të Kosovës - FASK në kalendarin e vitit 2024 ka rreth 25 gara dhe kampionati po ecën shumë mirë. 

“Bota sot”: Çfarë iu shqetëson më shumë si kordinator i garave?

Arbër Rexhepi: Si kordinator i garave një ndër shqetësimet e mia është infrastruktura (pista – shtigjet) për gara Auto Sllallom dhe karting kuptohet që edhe mjetet financiare sepse Sporti i Automobilizmit është shumë i shtrenjtë. 

“Bota sot”: A keni probleme me rrugët dhe a është siguria në tërësi?

Arbër Rexhepi: Pasi që nuk kemi pistë për gara, ne i zhvillojmë garat në rrugë por në bashkëpunim me federatën e autosporteve, me komunat dhe me policinë e Kosovës. Në sigurinë e kemi në nivelin e duhur si për garuesit ashtu është për shikuesit. 

“Bota sot”: Cila është sfida më e madhe që iu pret në edicionin e sivjetshëm?

Arbër Rexhepi: Kosova në automobilizëm është pothuajse më e mira në organizimin dhe mbajtjen e garave në krahasim me vendet e Ballkanit. Kosova është pjesë e FIA-s dhe pjesë e CEZ-it (FIA Central European Zone).

Dhe, sfidat janë dy gara CEZ që organizohen në Kosovë, më e gjatësi prej 7.7 kilometra është Brezovica që organizohet nga Auto Klubi Ferizaj dhe gara tjetër CEZ është Kulla që organizohet nga klubi Peja

“Bota sot”: Më 3-4 gusht do të organizohet gara e madhe Drag Race, çfarë do të veçojë këtë garë?

Arbër Rexhepi: Gara drag veçohet sepse ka shikues shumë dhe po me këtë datë pritet një masivitet i madh sepse ka pjesëmarrës edhe nga diaspora jonë.

“Bota sot”: Me cilët garues do të shkoni në garën e Valencias?

Arbër Rexhepi: Garuesit që shkojnë në Valencia përzgjedhën nga pikët të cilët zgjidhen më të mirët në të njëjtat disiplina që organizohet i njëjti kampionat edhe në Kosovë.

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë këtij sporti?

Arbër Rexhepi: Siç e përmenda më herët infrastruktura, pista – shtigjet dhe pista për karting ku ushtrojnë e përgatiten edhe gjeneratat e reja. 

“Bota sot”: Vërehet edhe një numër i madh i femrave që garojnë, cilat është e veçanta në këtë konkurrencë?

Arbër Rexhepi: Konkurrenca në kategorinë e femrave është e njëjtë si të meshkujt, psh: në gara Autosllallom femrat janë të ndara nga meshkujt dhe këtë vit është edhe një konkurrencë më e madhe.

“Bota sot”: Çfarë synoni me këtë sport si federatë?

Arbër Rexhepi:  Federata e Autosporteve të Kosovës synim ka rritjen e sigurisë në trafik, vetëdijesimin e të rinjve që nuk duhet vozitë në rrugë por të gjithë ata që e dojnë shpejtësinë duhet të vijnë në gara jo në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat