Max Verstappen rikthehet të dominojë, kampioni i Botës në fuqi fiton në Japoni mes presionit të McLaren

Formula 1

Max Verstappen rikthehet të dominojë, kampioni i Botës në fuqi fiton në Japoni mes presionit të McLaren

Më: 6 prill 2025 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Suzukës në Japoni, me kampionin e Botës në fuqi që fiton garën e parë këtë sezon.

Holandezi dhuroi spektakël me RedBull-in e tij, duke u nisur i pari dhe duke përfunduar i pari.

Pas tij erdhi menjëherë Lando Norris me 1 sekondë më pak, ndërsa podiumin e plotësoi piloti tjetër i McLaren, Oscar Piastri.
Vetëm vendi i katërt për pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa Lewis Hamilton e mbylli i shtati.

Kështu gara për titullin kampion sa vjen e bëhet më emocionuese, me Norris që udhëheq kampionatin me 62 pikë, ndërsa Verstappen ndodhet në vendin e dytë, me një pikë më pak.

Gara e radhës do të jetë më 13 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat