Alex Marquez mund të vëllanë dhe triumfon në garën sprint

Formula 1

Alex Marquez mund të vëllanë dhe triumfon në garën sprint

Më: 24 maj 2025 Në ora: 19:08
Pamje nga gara

Në pistën e Silverstone u zhvillua të shtunën gara sprint e MotoGP e vlefshme për Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe.

Një garë që u dominua nga vëllezërit spanjollë Marquez.

Alex Marquez me Ducati Gresini triumfoi, duke lënë pas të vëllanë Marc (i dyti me Ducati), ndërkohë që në podium u ngjit edhe Fabio di Giannantonio me VR46 (skuadra e Valentino Rossi).

Një garë që nuk pati shumë histori, pasi një gabim i Marc Marquez bëri që vëllai i tij Alex ta parakalojë dhe ta fitojë pa shumë probleme garën. Bagnaia, që synonte podiumin, në fund u klasifikua në vendin e gjashtë,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat