Ishi i Ferrarit tani bëhet “shef” i Red Bullit  

Formula 1

Ishi i Ferrarit tani bëhet “shef” i Red Bullit  

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 15:31
Laurent Philippe Makies

Pas shkarkimit të Christian Horner, Red Bulli është bërë menjëherë me “CEO” të ri.

Laurent Philippe Makies është emëruar “shefi” më i ri i Red Bulli.

Philippe ishte pjesë e Ferrarit, por në vitin 2023 ishte larguar.

Ai tani do jetë CEO i Red Bullit dhe synon ta rikthejë makinën e Formula-s 1 në vendet e para.

Red Bulli nuk e ka pasur një sezon të mirë, sidomos duke e krahasuar me atë të vitit të kaluar.

Ekipi i Red Bullit gjatë këtij sezoni ka grumbulluar vetëm 172 pikë dhe gjendet në pozitën e katërt. Para tyre janë: Mercedesi, Ferrari dhe McLareni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat