Marc Marquez me Ducati fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën gjermane të Sachsenring. Spanjolli korri suksesin e 10-të sezonal në garat sprint, ndërkohë që dominon botërorin e MotoGP.
Në vendin e dytë u rendit italiani i Aprilia, Marco Bezzecchi, që e humbi kryesimin në xhiron e fundit. Ai e dominoi garën në shumicën e saj, por kur nisi xhiro e fundi tai u detyrua të “hapë krahun”.
Në podium u ngjit edhe Fabio Quartararo me Yamaha, ndërkohë që në “top-5” u renditën Fabio Di Giannantonio e Jack Miller. Zhgënjeu Francesco Bagnaia, me motorin tjetër Ducati, që u rendit i 12-ti.
Zhgënjen edhe Alex Marquez, që garoi pak ditë pas operacionit. Ai u klasifikua në vendin e 7-të, duke humbur edhe më shumë terren në renditjen e përgjithshme. Për t’u theksuar se gara u zhvillua në pistë të lagur për shkak të shiut.