Marquez dominon edhe në Brno

Formula 1

Marquez dominon edhe në Brno

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 15:13
Marc Marquez

Marc Marquez me Ducati triumfoi sot në garën e Çmimit të Madh të Republikës Çeke në MotoGP, suksesi i pestë radhazi dhe i teti sezonal për të në 12 gara të zhvilluara.

Triumf që e afron edhe më shumë pilotin spanjoll më titullin kampion bote për pilotë.

Një tjetër fitore e merfituar e kampionit të botës, që tregoi superioritet në pæistë karshi rivalëve të tij.

Asnjëri prej tyre nuk arriti dot të rivalizojë, duke ia bërë mjaft të lehtë fitoren Marquez, që shkëputet 120 pikë karshi rivalit më të afërt në renditje, vëllait të tij.

Në vendin e dytë u klasifikua italiani Marco Bezzecchi me Aprilia, ndërsa në vendin e tretë u rendit spanjolli i KTM, Pedro Acosta. Vetëm i katërti Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati, ndërsa Alex Marquez me Ducati Gresini u rrëzua në pistën e Brno.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat