MotoGP bën planet për të ardhmen

Formula 1

MotoGP bën planet për të ardhmen

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 13:13
Pamje nga gara

Ndërsa sezoni 2025 është në mesin e tij, MotoGP ka lançuar kalendarin e saj të përkohshëm të vitit të ardhshëm.

Me 22 gara të planifikuara në pesë kontinente, sezoni do të zhvillohet nga shkurti deri në nëntor.

Një sezon që do të ofrojë një spektakël për miliona tifozë në të gjithë botën dhe për pilotët që luftojnë në pistë.

Brazili rikthehet në kalendar dhe do të jetë gara e dytë pas debutimit sezonal në Tajlandë (27 shkurt-1 mars).

Pas garave në Katar në Lusail, do të jetë pista e Jerez ajo do të mirëpresë Evropën dhe më pas do të jetë radha e Francës, me Le Mans e kështu me radhë. Gara e fundit do të jetë në Valencia, më 22 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat