Robert Markt takoi anëtarët e AK Ferizaj!
Disa nga anëtarët e AK Ferizaj janë duke qëndruar në Buzet të Kroacisë, ku po mbahet gara malore në kuadër të Kampionatit Evropian dhe atë të FIA CEZ, e ku po merr pjesë edhe Kushtrim Bytyqi.
Gjatë qëndrimit në Buzet, anëtarët e AK Feriajt i ka takuar kryetari i Federatës së Auto Kartingut të Kroacisë (HAKS), Robert Markt.
Ai u ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëve nga Kosova, ndërsa ka ofruar mikpritje të ngrohtë si dhe ka shprehur dëshirë e vullnet për bashkëpunim