Hamilton, i prekur nga humbja e qenit

Formula 1

Hamilton, i prekur nga humbja e qenit

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 18:45
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton po përjeton ende dhimbjen për humbjen e qenit të tij të dashur, Roscoe, shok i tij i pandashëm brenda dhe jashtë pistës.

Bulldog-u i tij përfundoi në terapi intensive për shkak të një pneumonie, dhe pas katër ditësh pritjeje, Roscoe u nda nga jeta në krahët e Hamiltonit.

“Ishte vendimi më i vështirë i jetës sime. Nuk e fsheh emocionin, por tani jam gati të rikthehem tek ajo që dua: të garoj,” tha piloti britanik për Motorsport.com.

Hamilton falënderoi ekipin për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe premtoi të japë më të mirën e tij në fundjavën e Grand Prix të Singaporit, duke e bërë këtë edhe për kujtimin e Roscoe-s.

Në Baku, Ferrari e Hamiltonit nuk arriti të ruante ritmin e duhur, duke humbur edhe vendin e dytë në renditjen e konstruktorëve. Hamilton theksoi se kishte mësuar nga gabimet, si zgjedhja e gabuar e krahut aerodinamik dhe përdorimi i gomave të gabuara në kualifikime:

“Tani është momenti të mësojmë nga gabimet. Kjo fundjavë do të kemi një qasje më të mirë, jam i sigurt për këtë.”

Piloti shtoi gjithashtu se ndihet rehat në makinën e Ferrarit dhe beson se mund të performojë mirë në pistën e Marina Bay. Ai gjithashtu bëri të qartë se nuk ka probleme me Leclerc-in pas keqkuptimit në Baku:

“Kam folur me Charles-in, gjithçka është në rregull. Do të përmirësojmë komunikimin për të siguruar që të mos ndodhë përsëri, dhe ju garantoj se nuk do të ndodhë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat