MekLaren shkruan historinë në Singapor

Formula 1

MekLaren shkruan historinë në Singapor

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 17:55
MekLaren

MekLaren ka shkruar sot historinë në Singapor.

Pas garës u festua trofeu i 10-të historik për konstruktorë.

Dhe pse kanë mbetur akoma gjashtë gara, sërish verdiktet për MekLarenin u vendosën.

Mjaftoi vendi i tretë dhe katërt, që morën respektivisht Oskar Piastri dhe Lando Norris.

Piloti i Mercedecit, Rasël, ishte ai që preu vijën e finishit i pari. Pas tij ndërkohë u vendos Vershtapen.

Arritja është e madhe për konstruktorët e MekLarenit. Kjo pasi vetëm Red Bull ia kishte dalë më parë, që të fitonte titullin që gjashtë gara para mbylljes.

Gara e Singaporit e veçantë. Kjo pasi ishte viti i dytë radhazi që nuk kishte ndërhyrje të makinës së sigurisë, ndërsa po ashtu asnjë nuk u tërhoq nga gara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat