Fernandez shënon suksesin e parë në karrierë në MotoGP

Formula 1

Fernandez shënon suksesin e parë në karrierë në MotoGP

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 15:59
Pamje nga gara

Piloti spanjoll i skuadrës Trackhouse, Raul Fernandez, u shpall fitues i garës së Cmimit të Madh të Australisë në MotoGP.

Ky është suksesi i parë në karrierë për pilotin 24-vjeçar spanjoll, që triumfoi në pistën e Phillip Island.

Në vendin e dytë u rendit italiani Fabio Di Giannatonio me VR46, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua piloti tjetër italian Marco Bezzecchi me Aprilia. Jashtë podiumit mbeti Alex Marquez me Ducati Gresini, që u rendit i katërti.

Një garë e ekuilibruar, me pilotët që dueluan fort në çdo xhiro, por në fund triumfoi Fernandez, që arriti të shkëputet në xhirot e fundit. Mungoi në këtë garë spanjolli Marc Marquez, i saposhpallur kampion bote, pasi është operuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat