Norris: Nuk e kanë ndihmuar Maksin

Formula 1

Norris: Nuk e kanë ndihmuar Maksin

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 12:47
Lando Norris

Aleati më i mirë i Maks Vershtap enit për të fituar kampionatin është MekLaren”, deklaronte pak ditë më parë Guenther Steiner, ish-drejtori i Haas.

Edhe pse kampioni i botës ka ngushtuar diferencën nga 102 në 36 pikë që prej pushimit veror, Lando Norris nuk ndan të njëjtin mendim me drejtuesin amerikan, duke mbetur besnik ndaj të ashtuquajturave “papaya rules”, rregullave në skuderinë MekLaren për të mos favorizuar asnjërin prej pilotëve në garën për titullin.

Piloti britanik, që pas fitores së tij në Meksikë është bërë lideri i ri i kampionatit, mendon se vendimi i skuadrës për “të mos zgjedhur” mes dy pilotëve në garën për titull ka qenë i drejtë.

“Këtë vit fituam Kampionatin e Konstruktorëve para kohe pikërisht sepse kemi dy pilotë të fortë”, deklaroi Norris për “Sky Sports UK”, ndërsa më pasi shtoi:

“Red Bulli po lufton për titullin e pilotëve, por nuk kanë një pilot të dytë që mund të konkurrojë dhe t’i ndihmojë. Ka shumë gjëra që ne i bëjmë shumë mirë, por për të cilat nuk marrim merita.

Megjithatë, do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, u shpreh piloti 25-vjeçar. Më pas britaniku nuk harroi as t’i përgjigjej Steinerit:

“Nuk mendoj se rregullat kanë ndihmuar Vershtapenin të rikuperojë, por as që na kanë dëmtuar në ndonjë moment. Njerëzit gjithmonë mund të thonë çfarë të duan dhe të krijojnë opinionin e tyre”, përfundoi Norris.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat