Bezzechi triumfon në Portimao

Formula 1

Bezzechi triumfon në Portimao

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 15:06
Marco Bezzecchi

Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, triumfoi sot në garën e Cmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Portimao.

Ky është suksesi i dytë sezonal për Bezzecchi, që triumfoi në një garë të dominuar nga xhiro e parë deri tek e fundit.

Italiani e nisi garën nga “pole“ dhe e ruajti kryesimin deri në fund, duke mos patur asnjë shqetësim nga rivalët në garë. Në vendin e dytë, i shkëputur me shumë se 3 sekonda nga fituesi, u rendit spanjoll i Ducati Gresini, Alex Marquez.

Ky pozicion i jep praktikisht Alex edhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme pas vëllait të tij Marc Marquez, që është shpallur kampion bote dy muaj më parë.

Ai nuk garon prej 3 garash për shkak të një aksidenti dhe operacioni në shpatull.

Në vendin e tretë u klasifikua spanjolli i KTM, Pedro Acosta.

Një tjetër garë për t’u harruar kjo për Francesco Bagnaia, që u detyrua të tërhiqej, pasi ishte rrëzuar më herët.

Pilotët e tjerë mbërritën të gjithë në finish pas më shumë se 10 sekondash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat