Bezzecchi me Aprilia triumfon në garën e fundit në Valencia

Formula 1

Bezzecchi me Aprilia triumfon në garën e fundit në Valencia

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 19:57
Pamje nga gara

Bezzecchi me Aprilia triumfon në garën e fundit në Valencia!

Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi sot garën e radhës së botërorit të MotoGP të zhvilluar në Valencia. Ai arriti të triumfojë pas një dueli “kokë më kokë” me spanjollin e Aprilia Trackhouse, Raul Fernandez, që u rendit i dyti.

Në podium, në vendin e tretë, ngjitet edhe italiani tjetër Fabio di Giannantonio me Ducati VR46, por që mbërriti në finish me diferencë nga dy të parët. Vetëm i gjashti spanjolli Alex Marquez me Ducati Gresini, që të shtunën fitoi garën sprint.

Për Bezzecchi, ky është suksesi i tretë sezonal, duke rikthyer Aprilia në majën e podiumit në garën e fundit sezonale të MotoGP. Një garë që ishte thjesht një formalitet, pasi Marc Marquez me Ducati është shpallur kampion bote javë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat