Me hap të shpejtë dhe shikimin ulur, si për t’u mbrojtur nga kamerat dhe mikrofonat. Lando Norris zbarkon në Katar pas skualifikimit të dyfishtë të MekLarenit në Las Vegas, që rikthyen fuqishëm në garë rivalin më të frikshëm, Maks Vershtapen.
“Në çdo takim teknik e kemi konsideruar gjithmonë si kërcënim.
E dimë mirë çfarë mund të bëjë ai dhe çfarë mund të bëjë Red Bulli”, u shpreh Norris.
Me holandezin tani vetëm 24 pikë larg në renditjen e pilotëve, Lando shtoi: “Nuk duhet të ndryshojë asgjë. në mendjen time gjithçka është si më parë”.