Piastri: Jemi në rrugën e duhur

Formula 1

Piastri: Jemi në rrugën e duhur

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 11:55
Pamje nga gara

Testet e kryera në Barcelonë përfunduan me shenja inkurajuese për MekLarenin. Makina “MCL40”, që do të garojë këtë sezon në Formula 1, përshkoi kilometra të tërë dhe, pavarësisht se nuk ia doli të ishte në nivelin e Mercedes dhe Ferrari, pilotët e saj Lando Norris dhe Oskar Piastri janë optimistë.

“Ishin disa ditë pune të rëndësishme dhe të qeta. Ishte pozitive të arrija të përfundoja një numër të mirë xhirosh dhe të gjeja ritmin e duhur.

Po filloj të kuptoj se si sillet makina; ne kemi provuar tashmë konfigurime dhe cilësime të ndryshme për të kuptuar se si do të performojë gjatë fundjavës së garës”, tha Piastri.

McLaren driver Oscar Piastri of Australia in action during a Formula One Grand Prix practice in Baku, Azerbaijan, on Friday, Sept. 13, 2024. (AP Photo/Sergei Grits)

“Duhet të kuptojmë makinën dhe ta përmirësojmë atë. Ka ende shumë për të mësuar, veçanërisht në lidhje me njësinë e fuqisë.

Reagimet tona janë të rëndësishme. Kemi identifikuar disa ndryshime krahasuar me vitin e kaluar në aspektin e shasisë, me makinën që ka më shumë forcë poshtë. Të mësohesh me këtë ekuilibër ishte një objektiv kyç,” shtoi piloti australian.

McLaren drivers Oscar Piastri of Australia, left, and Lando Norris of Britain celebrate after a first and second place finish in the Formula One Miami Grand Prix auto race Sunday, May 4, 2025, in Miami Gardens. Fla. (AP Photo/Rebecca Blackwell)

“Duke parë përpara drejt Bahrein, testeve të radhës, ndihemi mirë të përgatitur. Nuk ka pasur surpriza të mëdha në mënyrën se si duhet të ngas; sigurimi që gjithçka të funksionojë siç pritet mbetet objektivi kryesor.

Në përgjithësi, ishte një hap pozitiv në drejtimin e duhur për të filluar vitin, falë të gjithë ekipit që punoi shumë për të përgatitur makinën dhe për ta bërë këtë të mundur“, tha Piastri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat