Ferizaj është mikpritës i garës së auto slalomit.
Përgatitjet po shkojnë sipas planit, njoftojnë drejtuesit e KA Ferizajt me Sadat Ryshën.
”Me prill në Ferizaj do të mbahet gara Auto Slalom Ferizaj 2026, e organizuar nga Auto Klubi Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Autosporteve të Kosovës dhe Komunën e Ferizajt.
Rruga Ferizaj – Shtime, ora 10:00 – 17:00. Për shkak të garës, kjo rrugë do të jetë e bllokuar për qarkullim gjatë këtij orari.
Rrugët alternative për qarkullimin e mjeteve deri në përfundimin e garës automobilistike mund të përdoren rruga "Sali Çeku", rruga "Ismet Sopa" (ish rruga Minatori) e cila lidh rrugët "Brahim Ademi" me "Driton Islami"”, thuhet në njoftim të KA Ferizajt.