Sinjale inkurajuese nga Monza

Formula 1

Sinjale inkurajuese nga Monza

Më: 24 prill 2026 Në ora: 14:13
Pamje nga gara

Ndërsa kampionati i Formulës 1 po përgatitet për garën në Majami pas një muaji pushim, Ferrari zgjodhi Autodromin e Monzës, të mbyllur për publikun, për ditën e parë sezonale të xhirimeve.

Sharl Lëklerk dhe Luis Hamilton u alternuan në timonin e makinës SF-26, duke përfituar nga 200 kilometrat e lejuar nga rregullorja, por kjo ngjarje ishte shumë më tepër sesa një aktivitet promocional.

TEST I SUKSESSHËM – Nën diellin e Brianzës, inxhinierët e Maranelos rikthyen në pistë krahun e pasmë “Macarena”, një zgjidhje që mund të sjellë një përfitim prej 8-10 km/h gjatë fazës së hapjes, element kyç për të kundërshtuar dominimin e njësisë së fuqisë Mercedes.

Deri tani, debutimi i këtij krahu ishte vonuar për shkak të problemeve komplekse të sinkronizimit me flapat e përparmë dhe paqëndrueshmërisë aerodinamike gjatë frenimeve. Megjithatë, testet në Monza duket se i kanë rikthyer besimin ekipit.

RISI TEKNIKE – Përveç “Macarena”-s, në SF-26 u pa edhe një flap i ri në zonën e “Halo”-s, i frymëzuar qartësisht nga zgjidhjet e Red Bull, çka tregon se pushimi i prillit është shfrytëzuar për të analizuar dhe integruar idetë më të mira të rivalëve. Edhe pse debutimi i plotë i krahut të pasmë mund të shtyhet deri në Montreal për arsye besueshmërie, paketa e përditësimeve për Majami pritet të përfshijë një dysheme të re dhe ndryshime strukturore që deri tani janë mbajtur sekret.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat