Hamilton: Vetëm podiumi nuk mjafton

Formula 1

Hamilton: Vetëm podiumi nuk mjafton

Më: 12 maj 2026 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Pas garës së Majemi, 10 ditë më parë, botërori i Formula 1 do të vijojë këtë fundjavë me garën e Kanadasë. Piloti britanik i Ferrari, Lewis Hamilton, mendon se skuadra duhet të sjellë disa risi urgjente.

“Ne kemi nevojë urgjente për një përditësim të motorit, sepse është shumë e vështirë të konkurrosh me fuqinë e Mercedes. Madje patëm vështirësi edhe të konkurrojmë edhe me Red Bull (ka motorin Ford)”, tha Hamilton.

Më tej, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, shtoi: “Është për të ardhur keq sepse ndoshta kemi makinën më të mirë nga të gjitha. Na duhet pak kohë për të rikuperuar terrenin dhe për të ngushtuar hapësirën.”

“Kemi bërë mjaft punë të mirë, por ende na mungon hapi final për të konkurruar për fitoren. Nuk duhet të mjaftohemi me podiumin, ndërkohë që rivalët kanë bërë mjaft progres”, deklaroi Hamilton piloti i “kokëkuqes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat