Mbahet gara Drag Race

Formula 1

Mbahet gara Drag Race

Më: 3 korrik 2026 Në ora: 16:35
Makina

Të dielën, më 5 korrik, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, mbahet gara Drag Race, e dyta për këtë vit.

Gjithçka nis në orën 07:30 – 09:00, me paraqitjen në garë dhe pajisjen me numrat startues. 

Gjatë të njëjtës periudhë kohore dhe në të njëjtin vend, në pistën e garave, bëhet edhe verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik i veturave. 

Në orën 10:00 nisin vozitjet kualifikuese (dy vozitje) ku secilës veturë do t’i matet koha dhe do të përcaktohet klasa.

15 minuta pas përfundimit të tyre bëhet formimi i klasave dhe publikimi i listës startuese, ndërsa pas 15 minutave të tjerë nis gara Drag Race 2. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat