Lando Norris siguron “pole position” në Hungari

Formula 1

Lando Norris siguron “pole position” në Hungari

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 17:08
Makina

Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, siguroi të shtunën “pole posotion” në pistën e Hungaroring, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Hungarisë.

Kampioni i botës në fuqi dha kohën 1’17”207, duke kapur të gjithë në befasi në momentet e fundit të provave zyrtare.

Norris ishte 12 të mijëtat më i shpejtë se Lewis Hamilton me Ferrari, që u klasifikua në vendin e dytë.

Në vendin e tretë u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Charles Leclerc. Pra, një paraqitje shumë e mirë e “kokëkuqes”, që synon fitoren të dielën në garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat