Çmimi i Madh i Spanjës në Formula 1, gati debutimi i pistës së re në Madrid!

Formula 1

Çmimi i Madh i Spanjës në Formula 1, gati debutimi i pistës së re në Madrid!

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 19:20
Pamje nga gara

Në Madrid ka nisur numërimi mbrapsht për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, event që do të mbahet një javë pas Monzës, të dielën e 13 shtatorit.

Gara do të zhvillohet në pistën e re “IFEMA Circuit Madrid”.

Tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër të gjithë aktivitetin e fundjavës. Paketa “Spain F1 GP – 3 Day Pass” përfshin të tria ditët e garave dhe provave.

Eventi pritet të sjellë një atmosferë të veçantë për tifozët spanjollë të automobilizmit.

Pista e re do të jetë një nga atraksionet kryesore të këtij Çmimi të Madh, ndërsa organizatorët presin interes të madh dhe një numër të lartë spektatorësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat