​Leclerc i Ferrarit aksidentohet në Grand Prix-in italian

Formula 1

​Leclerc i Ferrarit aksidentohet në Grand Prix-in italian

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtuesi i Ferrarit, Charles Leclerc, u aksidentua në Grand Prix-in italian, ku ishte duke vozitur me shpejtësi prej 250 kilometra në orë.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, ylli i Ferrarit Charles Leclerc, humbi kontrollin e makinës së tij në daljen e kthesës së shpejtësisë së lartë Curva Parabolica, teksa po duelonte me pilotin e McLaren, Oscar Piastri, për vendin e katërt.

Piloti nga Monako kaloi me shpejtësi në zonën me zhavorr në dalje të kthesës së fundit, përpara se të përplasej fuqishëm me barrierën e gomave dhe të pësonte dëme të konsiderueshme në makinën e tij, në fund të xhiros së dytë.

Leclerc arriti të dilte vetë nga makina e dëmtuar, por u pa i ulur në bar, pas mbetjeve të makinës, ku dukej se kishte dhimbje, derisa ai arriti t’i përshëndeste tifozët, disa prej tyre u panë me lot pasi panë pilotin e tyre të largohej nga gara përpara se të dërgohej në qendrën mjekësore të pistës.

Ndërkohë, gara u ndërpre menjëherë me flamur të kuq, pasi aksidenti erdhi pas një starti kaotik për Leclerc, i cili u përplas me shokun e skuadrës, Lewis Hamilton, në kthesën e parë.

Hamilton e akuzoi Leclerc se e kishte shtyrë jashtë piste teksa të dy luftonin për vendin e tretë. Shtatë herë kampioni i botës, i cili e nisi garën nga vendi i katërt, ishte në vendin e tetë kur gara u ndërpre.

Më vonë, një zëdhënës i Ferrarit bëri të ditur publikisht për media se Leclerc ishte larguar nga qendra mjekësore dhe se është mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat