Charles Leclerc buzëqesh në mënyrë jo fort bindëse pas vendit të katërt arritur të dielën në garën e Madrid në Formula 1. Piloti nga Monako udhëhoqi garën për shumicën e kohës me shpresën që një makinë sigurie të hynte në pistë e të ndërronte gomat, por ajo nuk ndodhi.
“Mund të shpresoja vetëm për një mrekulli, si p.sh. një makinë sigurie apo makina virtuale e sigurisë, siç ndodhi më herët. Për më tepër, ishte një garë e vështirë; makina jonë kërkon shumë angazhim fizik, veçanërisht në një pistë si kjo”, deklaroi piloti i Ferrari.
“Bëra një segment shumë të mirë me gomat e forta, por isha më pak efektiv me ato të buta, të cilat nuk ishin zgjedhja më e mirë këtu. Nuk është çështje e balancës së makinës. Kualifikueset mbeten problemi ynë”, shtoi monegasku.
“Në fund, mund të menaxhoja vetëm diferencën me Russell dhe jot ë kapja podiumin. Synimi për podium ishte i pamundur në atë garë, ndaj u përqendrova thjesht ta çoja makinën deri në fund“, deklaroi Leclerc.