Garuda anulon porosinë për 49 avionë Boeing - Bota Sot
Garuda anulon porosinë për 49 avionë Boeing

Futboll

Garuda anulon porosinë për 49 avionë Boeing

Më: 22 mars 2019 Në ora: 11:46
Ilustrim

​Kompania ajrore “Garuda Indonesia” ka kërkuar anulimin e një porosi miliarda dollarëshe për 49 avionë Boeing 737 Max 8 pas dy aksidenteve ku u përfshi ky lloj avioni.

Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se udhëtarët kanë humbur besimin tek Boeing.

“Ne i kemi dërguar një letër Boeing ku i kemi kërkuar që porosia të anulohet. Arsyeja është se pasagjerët e Garudas kanë humbur besimin dhe nuk ndihen të sigurtë të udhëtojnë me këtë lloj avioni”, deklaroi zëdhënësi Ikhsan Rosan.

Garuda kishte bërë porosi për 50 avionë 737 Max 8, njërin prej të cilëve tashmë e ka pranuar.

Vlera totale e faturës së kësaj porosie ka shkuar në 4.9 miliardë dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...