Një tjetër futbollist shqiptar “po lind” në Serinë A.
Kapiteni i Shqipërisë U-21, Medon Berisha, po merr më shumë hapësira te Lecce në fundin e këtij sezoni, me ndërrimin e trajnerit.
Në ndeshjen e Lecce kundër Udineze, Berisha hyri në lojë në minutën e 56.
Vlerësimi për të ka qenë pozitiv, vecanërisht nga “PianetaLecce”.
“Hyri mirë në fushën e blertë, e trajtonte topin me saktësi dhe shkëputej në mesfushë”, thuhet për Medon Berishën.