E vërteta e mbiemrit të futbollistit të Kosovës

Futboll

E vërteta e mbiemrit të futbollistit të Kosovës

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 10:48
E vërteta e mbiemrit të futbollistit të Kosovës

Mbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresheviç, e ka filluar karrierën profesionale në futboll në vitin 2016.

Karriera e tij nisi në Suedi, vendin ku kishte lindur dhe ishte formuar si sportitst dhe ku luajti për një kohë në grupmoshat e kombëtares suedeze.

Mbiemri i pazakontë i 22-vjeçarit u ka rënë në sy tifozëve kosovarë. E vërteta është se Dresheviç është me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi dhe ka prindër shqiptarë. Për këtë arsye ai mban mbiemër malazez.

Pavarësisht kësaj, Dresheviç është rritur si shqiptar dhe ka vendosur që ta përfaqësojë shtetin e Kosovës si futbollist.

Më 22 maj të këtij viti, Kosova e ftoi atë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, por ai nuk mundi të vinte për shkak të problemeve me dokumentacion.

Në gusht, FIFA i dha leje 22-vjeçarit që tani e tutje të mund të luante për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat