Ibra i la për Milanin, LA Galaxy merr tjetër sulmues të njohur si zëvendësues të suedezit!

Futboll

Ibra i la për Milanin, LA Galaxy merr tjetër sulmues të njohur si zëvendësues të suedezit!

Më: 13 janar 2020 Në ora: 16:10
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic mbylli aventurën e tij në SHBA me LA Galaxy, teksa firmosi për Milanin. Boshllëkun që la ikja e suedezit, klubi nga Los Angeles duket se do ta mbyllë me një tjetër sulmues të njohur.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat, Javier Chicharito pritet të bashkohet me LA Galaxy.

Meksikani aktualisht është pjesë e Sevillas, kur nuk është edhe shumë i kënaqur, kjo edhe për shkak të hapësirave që i janë dhënë. Chicharito ka luajtur në vetëm 4 ndeshje si titullar këtë sezon të La Ligas, duke shënuar vetëm një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat