Përfundon sezoni i Serie A për Miralem Pjanic

Futboll

Përfundon sezoni i Serie A për Miralem Pjanic

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 16:15
Miralem Pjanic

Miralem Pjanic nuk do të paraqitet më në Serie A këtë edicion.

Edicioni i Serie A duket se ka marrë fund për yllin boshnjak të Juventus, Miralem Pjanic.

Pjanic mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit në kampionatin italian, meqë ai ka kontratë me skuadrën e Barcelonës.

Mesfushori është përfshirë në listën e 11 lojtarëve që janë të suspenduar për xhiron e fundit në Serie A.

Kështu, Pjanic nuk do të jetë i gatshëm për lojën që Juventus e luan në vikend kundër Romës.

Pjanic do të niset drejt ‘Camp Nou’ sapo sezoni i tij me Juventus të marrë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat