Shqiptari shënon në Korenë e Jugut

Futboll

Shqiptari shënon në Korenë e Jugut

Nga: BOTA SOT Më: 29 nëntor 2026 Në ora: 14:35
Futbollisti Leonard Pllana - majtas

Futbollisti Leonard Pllana ishte autor i golit të fitores në minutën e 90+1-të për ekipin e Hwaseongut.

Hwaseongu fitoi në udhëtim ndaj Gimpos me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 34-t të kampionatit të rregullt të Ligës së Dytë të Koresë së Jugut.

Pllana shënoi në frymën e fundit të ndeshjes, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme. Futbollisti shqiptar u aktivizua në minutën e 60-të.

Me këtë fitore, Hwaseongu e përfundoi kampionatin në pozitën e pestë me 51 pikë, një më shumë se Busani, i cili gjithashtu do të luajë në plejof.

Hwaseongu në plejofin për inkuadrim në elitën e futbollit në Kore të Jugut do të luajë ndaj Daegut, që është i katërti me 60 pikë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat