Barcelona duhet të mbrojë kreun ndaj Villarrealit

Futboll

Barcelona duhet të mbrojë kreun ndaj Villarrealit

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 11:51
Pamje nga ndeshja

Spektakël dhe ndeshje interesante rezervon kjo e dielë në kampionatet elitare të futbollit. Fillimisht do jetë Juventus që do të përballet me Venezian, takim ky që do të luhet në orën 12:30.

Për të vazhduar më pas në Spanjë me Barcelonën që pret Villarealin në “Camp Nou”, ora 14:00.

Fitorja e Realit mbrëmë ndaj Celta Vigos rrit presionin për kreun në radhët e katalanasve. Edhe Atletico do të luajë përballë Getafes në derbin madrilen, ora 21:00. 

Në orën 17:30, spikat përplasja mes Liverpool dhe Manchester United në Premier League. Spektakël i garantuar. 

Po në Itali, zbresin edhe Milani me Interin. Kuqezinjtë presin Frosinonen në orën 18:00, ndërsa zikaltërit udhëtojnë drejt Bergamos për t’u përballur me Atalantën, ora 20:45. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat