Gazetari turk, Fikret Gul, ka dhënë informacione për kushtet që sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, ka vendosur për çdo klub që interesohet për atë. Bëhet fjalë për një pagë 6.5 milionë euro, kontratë dy vite e gjysmë.
Sipas raportimit në fjalë, kushtet janë të qarta, tashmë çdo ekip i interesuar duhet të “gërmojë xhepat” për të menduar nënshkrimin me bomberin e Shqipërisë.
Para disa ditësh, sulmuesi lushjnar ndërpreu kontratën me Sivasspor ën Ligën e Parë turke, pasi nuk iu bë pagesa e premtuar nga drejtuesit.
Edhe pse është përfolur kalimi te Leçe në Serie A, asgjë konkrete, duke lënë gjithçka të hapur.