“Kundër” të gjithëve - Bota Sot
“Kundër” të gjithëve

Futboll

E diel, 21 tetor 2018

“Kundër” të gjithëve

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 13:17
Alves

Nëse për shumë lojtarë të tjerë, largimi i Cristiano Ronaldos e ka bërë Real Madrid më të dobët, Dani Alves mendon krejtësisht të kundërtën. Sipas tij, tashmë “Los Blancos” kanë imazhin e një ekipi kompakt, pa diferenca të thella mes lojtarëve, gjë e cila pasqyrohet   edhe në fushën e lojës, e që i shndërron madrilenët në një skuadër shumë të vështirë për t’u mposhtur nga kundërshtarët.

“Unë mendoj se, në kundërshtim me atë që thonë të gjithë, Real Madrid është një ekip më i fortë pa Cristiano Ronaldon. “Los Blancos” janë më shumë se një skuadër dhe tani është pak më e vështirë për t’i mposhtur se më parë- të paktën nga mënyra se si unë shoh futbollin dhe si e konceptoj lojën. Mendoj që largimi i tij është ishte i “rëndë”, por Reali mbetet Real”, u shpreh braziliani në një prononcim për të përditshmen spanjollje, Marca.

Ndeshja e parë për fazën me grupe e PSG do të jetë përballë Liverpool, finalistes së sezonit të kaluar; një përballje shumë e fortë ku është e vështirë të thuhet paraprakisht se cila prej skuadrave do të triumfojë. Megjithatë, duket se francezët e kanë të qartë objektivin e tyre.

“Për të arritur qëllimin që ky klub dëshiron nuk është aq e komplikuar. Kemi nevojë për disa ndryshime, por duhet thënë që ky vit ka shkuar shumë mirë”, u shpreh Alves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test