Komuna dhe HELP i bëjnë me biznes të parukerisë dy gratë që humbën burrat nga tërmeti në Durrës

Gjilani

Komuna dhe HELP i bëjnë me biznes të parukerisë dy gratë që humbën burrat nga tërmeti në Durrës

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 14:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Gjilanit dhe organizata gjermane HELP kanë mbështetur familjen nga fshati Livoç i Eperm, e prekur nga humbja e dy anëtareve të familjes gjatë tërmetit të vitit 2019 ne Shqiperi.

Pas përfundimit te trajnimit për dy përfitueset e grantit në formë të pajisjeve të cilave u janë siguruar pajisjet e nevojshme për të zhvilluar aktivitetin biznesor në sektorin e parukerisë, përmes së cilit mund të pavarësohen financiarisht.

Së shpejti planifikohet të hapet biznesi i ri me lokal në Gjilan me anë të të cilit do të mundësohet vet-punësimi i dy zonjave vet-ushqyese si dhe pritet te gjenerojnë të ardhurave për gjashtë femijët dhe familjen e tyre.

Valbona Tahiri, Drejtoreshe e DZHE, Komuna e Gjilanit ka potencuar se ky aktivitet kontribuon në zbatimin e Strategjise lokale “Gratë në Ndërmarrësi” dhe se punohet në mënyre sistematike me qëllim të përmiresimit të ekosistemit për nxitjen e ndërmarrësisë, sidomos tek të rinjtë dhe gratë.

Ajo falënderoi organizatën gjermane “Help” dhe drejtoreshën Shqipe Breznica, për kontributin e dhënë tashmë disa vite rresht, në krijimin e qindra strat-up të reja ndër vite, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat